E L I S A B E T A   ·   B A L A N C E

Kujdesu për trupin, fytyrën dhe mirëqenien tënde — live me Elisabetën, nga komoditeti i shtëpisë.

Praktiko Yoga dhe Face Yoga live me Elisabetën, nga kudo që ndodhesh. Një rutinë e thjeshtë për trupin, fytyrën dhe mirëqenien tënde.

Seanca Live

Komunitet Privat

Nga Shtëpia

Yoga & Face Yoga

4+ vite studio yoga

Qindra kliente të trajnuara

Certifikime ndërkombetare

Retreat & Bashkëpunime

Retreat dhe Bashkëpunime


NJË MODEL I PROVUAR

Nuk është asnjëherë vonë të kujdesesh për veten. Është gjithmonë koha e duhur.

ÇFARË PËRFITON?

Më shumë se një kurs — një rrugëtim i përjavshëm

Seanca Live

Praktiko live me Elisabetën dhe merr udhëzime në kohë reale, për një eksperiencë më personale dhe motivuese.

Yoga & Face Yoga

Një qasje e plotë që kujdeset për trupin, fytyrën dhe mirëqenien tënde.

Komunitet Privat

Bëhu pjesë e një komuniteti që të motivon, të mbështet dhe të frymëzon në rrugëtimin tënd.

Nga Shtëpia

Praktiko nga komoditeti i shtëpisë, kudo që ndodhesh në Shqipëri apo diasporë.

Disa herë në javë

Seanca të rregullta që të ndihmojnë të krijosh një rutinë të shëndetshme dhe të qëndrueshme.

Udhëheqje reale

Një instruktore reale që të udhëheq dhe të motivon në çdo hap.

THJESHT NË 4 HAPA

Si bëhesh pjesë

Zgjedh paketën dhe paguan online (me kartë / PayPal).

Merr një email mirëseardhjeje me hapat e thjeshtë.

Shkruan te llogaria jonë në Telegram dhe merr linkun e grupit privat.

Hyn në grup → gjen seancat live + orarin. Të presim!

FACE YOGA CLUB

Material Informues për Anëtarët

Si zhvillohet një seancë Face Yoga?

Çdo seancë Face Yoga zgjat 60 minuta dhe është ndërtuar për të punuar jo vetëm me fytyrën, por edhe me frymëmarrjen, qëndrimin e trupit dhe relaksimin e tensioneve që ndikojnë në pamjen dhe mirëqenien tonë.

 Praktika zhvillohet në një atmosferë të qetë dhe mbështetëse, ku qëllimi është kujdesi natyral për fytyrën, relaksimi dhe krijimi i një rutine të shëndetshme për veten.

 

Struktura e përgjithshme e seancës

1. Qetësim dhe frymëmarrje e ndërgjegjshme
Seanca fillon me disa minuta frymëmarrje dhe përqendrim për të ndihmuar trupin dhe
mendjen të qetësohen dhe të përgatiten për praktikën.


2. Aktivizimi i qafës, shpatullave dhe fytyrës
Punojmë me ushtrime të lehta për të liruar tensionet e akumuluara në qafë, shpatulla,
nofull dhe fytyrë. Shpesh tensionet në këto zona ndikojnë drejtpërdrejt në shprehjen dhe
pamjen e fytyrës.


3. Ushtrimet e Face Yoga
Praktikojmë ushtrime specifike për:
✔ Ballin
✔ Zonën e syve
✔ Mollëzat
✔ Faqet
✔ Buzët
✔ Nofullën
✔ Konturin e fytyrës
✔ Qafën


4. Teknikat e vetë-masazhit
Përdorim teknika të thjeshta vetë-masazhi për të stimuluar qarkullimin, për të relaksuar
muskujt dhe për të rritur ndërgjegjësimin ndaj fytyrës.


5. Relaksim dhe mbyllje e praktikës
Në fund të seancës i kushtojmë disa minuta relaksimit dhe integrimit të praktikës.

Çfarë duhet të keni gati për seancën?

Për të përfituar sa më shumë nga praktika, ju lutem përgatitni:

✔ Një pasqyrë
✔ Një hapësirë të qetë
✔ Veshje komode
✔ Flokët të lidhura larg fytyrës
✔ Fytyrë të pastër pa make-up të rëndë, nëse është e mundur
✔ Një peshqir të vogël
✔ Një gotë ose shishe me ujë

Për seancat që përfshijnë vetë-masazh

Ju lutem përgatitni:

✔ Vaj fytyre
ose
✔ Serum hidratues
ose
✔ Krem hidratues

Produkti duhet të lejojë rrëshqitjen e duarve mbi lëkurë pa e tërhequr atë.

Program mujor me tema të ndryshme

Për ta bërë praktikën sa më efektive dhe interesante, çdo muaj do të fokusohemi në
tema të ndryshme të Face Yoga-s.

Kjo na lejon të punojmë më në thellësi me zona specifike të fytyrës dhe të ndërtojmë
rezultate gradualisht.

Shembuj të temave mujore:
-Balli dhe zona e syve
-Reduktimi i tensioneve në nofull dhe fytyrë
-Konturimi natyral i fytyrës
-Tonifikimi i faqeve dhe mollëzave
-Qafa dhe zona e dekoltesë
-Face Yoga për relaksimin e stresit
-Liftimi natyral i fytyrës
-Shkëlqimi dhe vitaliteti i lëkurës
-Face Yoga Anti-Aging
-Rutinat e përditshme për mirëmbajtjen e rezultateve

Çdo muaj do të përfshijë ushtrime, teknika dhe këshilla praktike të lidhura me temën e
zgjedhur.

Përfitimet e Face Yoga

Face Yoga është një metodë natyrale që kombinon ushtrime të fytyrës, frymëmarrjen e
ndërgjegjshme dhe teknika relaksimi për të mbështetur shëndetin dhe vitalitetin e
fytyrës.

Praktika e rregullt e Face Yoga mund të ndihmojë në:

✔ Tonifikimin natyral të muskujve të fytyrës
✔ Përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe oksigjenimit të lëkurës
✔ Relaksimin e tensioneve në fytyrë, nofull dhe qafë
✔ Përmirësimin e kontureve natyrale të fytyrës
✔ Reduktimin e shenjave të lodhjes dhe stresit
✔ Mbështetjen e elasticitetit dhe shkëlqimit natyral të lëkurës
✔ Përmirësimin e vetëdijes për shprehjet e fytyrës
✔ Krijimin e një rutine të shëndetshme kujdesi për veten
✔ Rritjen e ndjesisë së mirëqenies dhe vetëbesimit

Pse është e rëndësishme vazhdimësia?

Ashtu si muskujt e trupit, edhe muskujt e fytyrës përfitojnë nga praktika e rregullt.

Rezultatet më të mira arrihen kur Face Yoga bëhet pjesë e rutinës së përditshme të
kujdesit për veten.

Praktika e vazhdueshme sjell ndryshime graduale dhe të natyrshme, duke mbështetur jo
vetëm pamjen e jashtme, por edhe mënyrën se si ndihemi me veten.

Praktika e rregullt e Yoga-s mund të ndihmojë në:

Përmirësimin e fleksibilitetit dhe lëvizshmërisë së trupit

Rritjen e forcës muskulare dhe stabilitetit

Përmirësimin e posturës dhe balancës

Reduktimin e tensioneve në qafë, shpatulla dhe shpinë

Menaxhimin e stresit dhe ankthit

Përmirësimin e cilësisë së gjumit

Rritjen e energjisë dhe vitalitetit

Përmirësimin e përqendrimit dhe qartësisë mendore

Mbështetjen e shëndetit emocional dhe mirëqenies së përgjithshme

Krijimin e një lidhjeje më të thellë me trupin dhe veten


Praktika e rregullt e Face Yoga-s mund të ndihmojë në:

Rrudhat e ballit

Tonifikimin natyral të muskujve të fytyrës

Mjekra e dyfishte

Përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe oksigjenimit të lëkurës

Rrudhat e qafës

Relaksimin e tensioneve në fytyrë, nofull dhe qafë

Rrudhat nasolabiale

Rrudhat Përmirësimin e kontureve natyrale të fytyrësnasolabiale

Qeskat nën sy

Reduktimin e shenjave të lodhjes dhe stresit

Enjtjen e fytyrës

Mbështetjen e elasticitetit dhe shkëlqimit natyral të lëkurës

Qepallat e rëna

Përmirësimin e vetëdijes për shprehjet e fytyrës

Rrudhat e ballit

Krijimin e një rutine të shëndetshme kujdesi për veten

Mollzat e rëna

Rritjen e ndjesisë së mirëqenies dhe vetëbesimit

Zgjidh Paketën

Pagesë mujore, pa rinovim automatik. Ti vendos çdo muaj nëse dëshiron të vazhdosh.

Balance & Glow

54€ /muaj

  • 3 klasa Yoga live në javë
  • 1 klasë Face Yoga live në javë
  • 4 orë mësim live çdo javë
  •  Akses në të gjitha klasat e platformës
  •  Regjistrimet e klasave për 24 orë pas transmetimit live
  •  Komunitet privat mbështetës
  •  Ushtrime dhe materiale shtesë
  •  Mbështetje profesionale nga Elisabeta

Yoga Balance

34€ /muaj

  • 3 klasa live në javë
  • 60 minuta secila klasë
  • Akses online nga çdo vend i botës
  • Regjistrimi i klasës i disponueshëm për 24 orë pas transmetimit live
  • Komunitet privat mbështetës
  • Udhëzim profesional nga Elisabeta

Face Yoga Club

29€ /muaj

  • 1 klasë live në javë
  •  60 minuta Të Martë – ora 20:30
  •  Regjistrimi i klasës i disponueshëm për 24 orë pas transmetimit live
  •  Ushtrime shtesë për praktikë në shtëpi
  • Teknikat e vetë-masazhit të fytyrës
  •  Ushtrime për reduktimin e tensionit në fytyrë, nofull dhe qafë
  •  Këshilla për rutinën e përditshme të kujdesit natyral

Paketa OM

70€ /muaj

Mëso Face Yoga kudo dhe kurdo që dëshiron, me një program të krijuar për ta ndjekur në ritmin tënd. Paketa OM përfshin video të regjistruara me udhëzime të qarta, hap pas hapi nga Elisabeta, që do të të ndihmojnë të tonifikosh muskujt e fytyrës, të reduktosh shenjat e plakjes dhe të krijosh një rutinë natyrale kujdesi.
Përfshin:

  • Video të regjistruara
  • Ushtrime të strukturuara hap pas hapi
  • Akses të menjëhershëm pas blerjes
  • Praktikë në ritmin tënd, pa orare fikse
  • Akses në kurs për 1 vit

Orari i Sugjeruar

Yoga Balance - Te Hene 18:50 - Te Merkure 18:50 - Te Enjte 18:50

Face Yoga Club - Te Marte 20:30 

Seanca Individuale

Pagesë mujore, pa rinovim automatik. Ti vendos çdo muaj nëse dëshiron të vazhdosh.

Yoga Individuale

50€ /seanca (60min)

  • Program 100% i personalizuar
  • Përshtatur sipas nivelit dhe objektivave tuaja
  • Korrigjim i vazhdueshëm i pozicioneve
  • E përshtatshme për dhimbje specifike, rehabilitim ose fillestarë
  • Yoga Prenatal (sipas nevojës)
  • Praktikë e ndërtuar sipas ritmit tuaj
  • Online ose në studio (me rezervim)

Life Coaching me Elisabetën

50€ /seanca (60min)

  • Seancë individuale 60 minuta
  • Psikologji, Life Coaching ose mbështetje emocionale
  • Program i përshtatur sipas nevojave tuaja
  • Konfidencialitet dhe privatësi e plotë
  • Online ose në studio
  • Mbështetje profesionale nga Elisabeta

Face Yoga Individuale

50€ /seanca (60min)

  • Analizë e fytyrës dhe objektivave tuaja
  • Program i personalizuar sipas nevojave
  • Ushtrime të zgjedhura për zonat që dëshironi të punoni
  • Teknikat e vetë-masazhit dhe relaksimit
  • Korrigjim i detajuar i çdo ushtrimi
  • Rekomandime për praktikën në shtëpi
  • Online ose në studio (me rezervim)

Këshillim Psikologjik me Jonidën

50€ /seanca (60min)

  • Seanca Individuale 1:1
  • Online ose në studio
  • 100% e dedikuar vetëm për ju
  • Për kë është?
    -Menaxhimi i stresit dhe ankthit
    -Vetëbesimi dhe zhvillimi personal
    -Marrëdhëniet dhe komunikimi
    -Vendimmarrja dhe ndryshimet në jetë
    -Mbështetje emocionale
  • Rezervo seancën

Ayurveda & Lifestyle me Elisabetën

50€ seanca (60min)

  • Vlerësim i tipologjisë (Dosha).
  • Rekomandime për stilin e jetesës.
  • Këshilla për rutinën e përditshme.
  • Orientim bazë mbi ushqyerjen sipas parimeve të Ayurveda-s.
  • Mbështetje për krijimin e zakoneve që favorizojnë ekuilibrin dhe mirëqenien.
  • Seanca zhvillohet online ose në studio, sipas preferencës tuaj.

Pse të praktikosh me Elisabetën?

Për mua, Yoga nuk është thjesht një seri ushtrimesh. Është një mënyrë jetese dhe një udhëtim drejt një ekuilibri më të thellë mes trupit, mendjes dhe emocioneve.
Për më shumë se katër vite, kam pasur privilegjin të shoqëroj qindra gra në këtë rrugëtim, duke i ndihmuar të krijojnë një marrëdhënie më të shëndetshme me trupin dhe me veten.
Eksperienca ime bashkon Psikologjinë, Yoga-n, Face Yoga-n dhe Ayurveda-n, duke krijuar një qasje holistike që kujdeset për mirëqenien në të gjitha dimensionet e saj.
Në çdo klasë, qëllimi im është që secili të ndihet i mirëpritur, i mbështetur dhe i respektuar, pavarësisht moshës apo nivelit të eksperiencës.
Sepse besoj fort se:
"Nuk është asnjëherë vonë të kujdesesh për veten. Është gjithmonë koha e duhur."

🎓 Psikologe
🧘 Instruktore Yoga
😊 Instruktore Face Yoga
🌿 Ayurveda Practitioner
🏆 4+ vite studio Elisabeta Balance
👩‍🦰 Qindra kliente të trajnuara
🌍 Bashkëpunime me kompani, institucione dhe retreat-e

OM & SHANTI

Tradita, Kuptimi dhe Roli i tyre në Praktikën e Yoga-s

Çfarë është OM?

OM është tingulli më i njohur dhe më i përdorur në traditën e Yoga-s. Ai konsiderohet si simbol i harmonisë, unitetit dhe lidhjes mes trupit, mendjes dhe frymëmarrjes. Në praktikën e Yoga-s, OM përdoret për të krijuar një moment ndalese nga ritmi i përditshëm dhe për të ndihmuar pjesëmarrësit të përqendrohen tek vetja dhe momenti i tanishëm. Për shumë njerëz, tingullimi i OM është një mënyrë e thjeshtë për të qetësuar mendjen, për të thelluar frymëmarrjen dhe për të hyrë në praktikë me më shumë vetëdije

Vibrimi i OM dhe trupi

Kur tingullojmë OM, krijohet një vibrim i butë që përhapet nëpër trup. Ky vibrim ndihet veçanërisht në zonën e kraharorit, fytit, kokës dhe fytyrës. Shumë praktikues raportojnë se kjo eksperiencë mund të ndihmojë në: 4 Relaksimin e trupit dhe mendjes 4 Qetësimin e sistemit nervor 4 Përmirësimin e përqendrimit 4 Ndërgjegjësimin më të madh për frymëmarrjen 4 Lëshimin e tensioneve në fytyrë, nofull, qafë dhe shpatulla 4 Krijimin e një ndjesie harmonie dhe ekuilibri të brendshëm Në traditën e Yoga-s besohet se vibrimi i OM ndihmon në harmonizimin e energjisë së trupit dhe krijimin e një gjendjeje më të qetë dhe të balancuar.

Përfitimet e praktikimit të OM

✔ Uljen e stresit dhe tensionit emocional
✔ Krijimin e qetësisë mendore para praktikës
✔ Përmirësimin e fokusit dhe pranisë në moment
✔ Rritjen e ndërgjegjësimit për trupin dhe frymëmarrjen
✔ Krijimin e një tranzicioni të butë nga aktivitetet e ditës drejt praktikës së Yoga-s
✔ Ndërtimin e një ndjesie më të thellë lidhjeje me veten

Çfarë do të thotë SHANTI?

Fjala Shanti vjen nga sanskritishtja dhe do të thotë: PAQE Në fund të praktikës, përdorimi i fjalës Shanti është një urim për paqe dhe harmoni. Tradicionalisht në Yoga thuhet: Shanti Shanti Shanti si simbol i dëshirës për paqe në të gjitha aspektet e jetës

Çfarë simbolizon Shanti?

  • Paqe me veten
  • Paqe me trupin dhe mendjen
  • Paqe në marrëdhëniet tona
  • Paqe në mjedisin që na rrethon
  • Paqe dhe mirëkuptim në jetën e përditshme

Përfitimet e momentit të Shanti

✔ Integrimin e përfitimeve të praktikës

✔ Krijimin e një ndjesie qetësie dhe relaksimi të thellë

✔ Kalimin gradual nga praktika në aktivitetet e përditshme

✔ Kultivimin e mirënjohjes

✔ Mbështetjen e mirëqenies emocionale

✔ Krijimin e një ndjesie harmonie dhe përmbushjeje pas praktikës

✔ Përfundimin e seancës me vetëdije dhe respekt për veten

Në klasat Elisabeta Balance

Çdo seancë fillon me një moment të shkurtër meditimi dhe frymëmarrjeje të ndërgjegjshme, i shoqëruar nga tingulli OM, dhe mbyllet me Shanti. Këto momente nuk kanë karakter fetar. Ato janë pjesë e traditës së Yoga-s dhe shërbejnë për të krijuar një atmosferë qetësie, përqendrimi dhe mirëqenieje. Pjesëmarrja është gjithmonë e lirë dhe secili mund ta përjetojë këtë moment në mënyrën që ndihet më rehat. nn OM – Për të qetësuar mendjen dhe për të hyrë në praktikë me vetëdije. n SHANTI – Për të mbyllur praktikën me paqe, harmoni dhe mirënjohje.

ÇFARË THONË KLIENTËT

Përvoja reale

Pse të na besosh?

Mijëra orë praktikë. Qindra gra të trajnuara. Një komunitet që vazhdon të rritet.
Kur zgjedh të praktikosh rregullisht, nuk investon vetëm në Yoga apo Face Yoga. Investon në energjinë, shëndetin dhe mirëqenien tënde.

PYETJE TË SHPESHTA

Detaje rreth programit

Çfarë përfshin ky abonim?

Seanca live yoga & face yoga disa herë në javë, regjistrimet e çdo seance (në YouTube) për t'i parë kur të duash, dhe akses në hapësirën tënde personale të anëtarit.

Si dhe kur zhvillohen seancat live?

Live përmes Zoom, sipas një orari javor ([orari — p.sh. Hënë / Mërkurë / Premte, ora 19:00]). Orarin e plotë e gjen gjithmonë në hapësirën tënde të anëtarit.

Si i marr linket e seancave?

Para çdo seance të dërgojmë me email linkun e Zoom (për të marrë pjesë live) dhe linkun në YouTube (për ta ndjekur ose rishikuar). Të dyja i gjen edhe në hapësirën tënde të anëtarit — pa u shqetësuar të kërkosh.

Po nëse humbas një seancë live?

Asnjë problem. Çdo seancë regjistrohet dhe ngarkohet në YouTube, që ta shikosh brenda 24 orëve gjatë gjithë kohës që je anëtare. Praktiko sipas ritmit tënd.

A më duhet të kem përvojë më parë?

Jo. Programi është i përshtatshëm për fillestare dhe të avancuara — ushtrimet përshtaten me nivelin tënd dhe Elisabeta të udhëheq hap pas hapi.

Çfarë më duhet për të marrë pjesë?

Vetëm një telefon, tablet ose kompjuter me internet, pak hapësirë dhe një tapet. Aplikacioni Zoom është falas dhe i thjeshtë për t'u përdorur.

Sa kushton dhe si paguaj?

-Balance & Glow 54€/muaj

-Yoga Balance 34€/muaj

-Face Yoga Club 29€/muaj

-Paketa OM 70€/muaj

-Yoga Individuale 50€/60min

-Life Coaching me Elisabetën 50€/60min

-Face Yoga Individuale 50€/60min

-Këshillim Psikologjik me Jonidën 50€/60min

-Ayurveda & Lifestyle me Elisabetën 50€/60min


 Paguan online me kartë bankare ose PayPal — i sigurt dhe i menjëhershëm.

A rinovohet automatikisht abonimi? Paguaj?

Jo. Paguan për periudhën që zgjedh dhe vendos vetë nëse e rinovon në fund. Pa surpriza.

Çfarë ndodh sapo bëj pagesën?

Menjëherë merr akses dhe një email mirëseardhjeje me të gjitha udhëzimet hap pas hapi. Je gati për seancën e radhës live.

A mund të bëj pyetje para se të filloj?

Sigurisht. Na shkruaj në [kanali i kontaktit — p.sh. [email protected] / WhatsApp] dhe të përgjigjemi me kënaqësi.

Shtypi & Media

Nis sot udhëtimin tënd drejt një jete më të ekuilibruar.

Praktiko live, nga shtëpia, me një komunitet që të mbështet.

Ke pyetje para se të nisësh? Na kontakto — jemi këtu për ty.

>