Si ta kuptojmë Face Yoga (Jogën e Fytyrës)?!

Yoga e fytyrës është praktika e ushtrimeve të ndryshme të muskujve të fytyrës për të krijuar një pamje më rinore dhe një fytyrë me të tonifikuar me më pak rrudha.

Ndërsa objektivi i kësaj praktike është kryesisht i përqëndruar në fizik (fytyrë), ai gjithashtu ka në fokus edhe mirëqënien e brendshme. Pra Face Yoga përqëndrohet në stërvitjen e fytyrës, por për ta bërë këtë përdor teknikën e kontrollit të frymëmarrjes, si dhe joga specifike të posturës (qëndrimet e trupit) të gjitha këto kontribuojnë në mirëqenien e përgjithshme dhe në rritjen e vetvlerësimit.

Në vetvete qëllimi i jogës është vetërealizimi.

Një ndër përparësitë e Face Yoga është se nuk ka nevojë për mjete specifike të domosdoshme për ta vënë në zbatim këtë praktikë.

Ofrimi i vetëm ushtrimeve për fytyrën nuk do të ishte mjaftueshem nëse ne nuk korigjojmë apo përmirësojmë mënyrën se si e mbajmë trupin . Rrudhat dhe lëkura e varur e fytyrës, janë pasojat por jo rrënja e problemit! Vetë rrënja e problemit është postura jonë! Kjo është arsyeja pse unë insistoj që të bëheni të vetëdijshëm për posturën tuaj dhe ta përmirësoni atë pra puna jonë do fillojë pikërisht me punën për posturën, relaksimin e spazmave muskulore, që secili prej nesh ka si psh mbajtja e çantave të rënda, lindja, shtatzënia, qëndrimi i kërrusur i trupit kur shikojmë telefon kur punojmë në kompjuter etj lista vazhdon dhe vazhdon! Ju do të filloni të shihni ndryshimet në fytyrë pasi të bëni këto ushtrime, muskuj të qetë të qafës, kraharori do jetë përpara, shpatulla drejt kur qëndrojmë ulur, = një fytyrë të tonifikuar dhe të re ... Dhe një punë sistematike nga ana juaj do të sjellë një rezultat të qëndrueshëm!

Qëllimi im është t’ju bëj të dashuroheni përsëri me veten tuaj! Kështu që, do të përpiqem të jem sa më e dobishëme dhe do ndaj me ju njohuritë dhe aftësitë e mia. E rëndësishme !!!

Sigurohuni të lexoni përshkrimet për secilën video, ato përmbajnë shumë informacione të rëndësishme! DHE SHIKONI VIDEO me zë!

Yoga njihet për aftësinë e saj për të lehtësuar stresin dhe për të promovuar relaksimin. Në fakt, studime të shumta kanë treguar që mund të zvogëlojë sekretimin e kortizolit (hormonit primar të stresit). 

Përveç përmirësimit të shëndetit tuaj mendor, disa studime sugjerojnë që praktikimi i yogës mund të zvogëlojë inflamacionin gjithashtu, lehtëson dhimbjet e migrenës dhe nxit zakonet e shëndetshme të të ngrënit.

Face Yoga është një alternative natyrale e sigurt pa asnjë efekt anësor. Sipas një studimi të parë në llojin e tij nga kërkuesit Shkencor të Universitetit të Northwestern në Illinois, USA i cili u publikua në Jama Dermatology arritën në përfundimin se duke ushtruar muskujt e fytyrës për vetëm 30 min në ditë të gjithë pjesmarrësit e këtij studimi panë përmirësime të konsiderueshme të fytyrës së tyre e cila ishte më e tonifikuar dhe dukej më rinore. Kërkuesit shkencor dolën në konkluzionin se për një periudhë 20 javore të praktikimit të face yoga pjesmarrësit kishin një reduktim moshe prej 3 vjetësh.

Kjo paketë (Ommm) është për të gjithë ju që;
  • Keni një stil jetese shumë të ngarkuar me orë të zgjatura pune sidomos para PC (administrata)
  • Për të gjithë njerzit e ekranit si aktorët prezantues etj të cilët për shkak të rroleve që interpretojnë ushtrojnë mimikën e tyre së tepërmi dhe kërkojnë relaksimin të muskujve.
  • Për të gjithë ju gra dhe nëna të reja që qëndroni në shtëpi dhe keni ngarkesë fizike dhe mendore.
  • Për të gjithë ju që vuani nga dhimbjet e kokës, sinuset dhe pagjumsia.
    Për të gjitha vajzat e reja të cilat duan të parandalojnë shenjat e plakjes në advancë.
  • Për të gjithë ju burra të cilët keni brendësuar kulturën e kujdesit ndaj vetes dhe kërkoni metoda natyrale të cilat kanë rezultate afatgjata.
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>