NJIHUNI ME INSTRUKTOREN TUAJ
Kush është Elisabeta?
Rreth meje
Jam diplomuar si psikologe në vitin 2005. Jam specializuar si Psikoterapiste Pozitive në vitin 2012. Kam ushtruar profesionin në institucione shtetërore (gjykatë & shkollë me aftësi të veçanta) dhe private (pedagoge në universitet privat). Jam çertifikuar ndërkombëtarisht si instruktore e Yogës së trupit dhe yogës së fytyrës. Gjithashtu jam certifikuar si praktikante e Ayurvedes (shkenca e jetës, sistemi i parë shëndetësor holistik, 5000 vjeçar).
NJIHUNI ME MUA
Diçka më tepër...
Të jetuarit shëndetshëm është bërë pjesë e stilit tim të jetesës tashmë prej 18 vitesh. Një ndër pasionet që më ka shoqëruar gjithmonë është gatimi, të cilin unë tashmë e kam çuar në një nivel më të lartë duke u diplomuar si Shefe Kuzhine. Si një ish basketbolliste jam shumë e dhënë pas aktiviteteve fizike dhe sporteve si vrapi, kërcimi, boksi dhe çdo sport tjetër që më jep kënaqësi.
Në moshën 17-vjeçare jam shpallur si "Më e bukura e Shqipërisë" (Miss Shqipëria) për vitin 2000. Ndër vite kam marrë vlerësime për mënyrën se si kam arritur ta ruaj paraqitjen time dhe duhet të theksoj se pas faktorit kohor fshihet një punë dhe disiplinë e vazhdueshme për të mirëmbajtur dhe përmirësuar veten vazhdimisht.